KËSHTU NDEROHET SHOKU E BASHKËVEPRIMTARI

04 janar 2021 | 23:19

Ismet Sylejmani

Sot e ka ditëlindjen Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Mbushë 62 vite jetë, shqiptari besnik, njeri prej lindjeve më të mëdha të popullit shqiptar, përfaqesuesi më në zë i fatit të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi, dalëzotesi insistues permanent i interesave të Kombit, mbrojtësi i pamëshirshëm dhe i pakompromis kufinjëve dhe i tokës së pushtuar të Atdheut!

Djali i personazheve të famsheme Luli i Vocër dhe Zeneli të Migjenit, personaliteti i madh kombëtar, Kryetari i LPK-së Dega JV në kohën e luftës finale të të lavdishmes UÇK, i madhi dhe i papësëritshmi Bedri Zenel Islami, ia bën një urim të shkurtë por të madh e të thellë, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Këta janë shokë, këta janë miq, këta janë vëllezër, këta janë bashkëveprimtarë, këta janë bashkëluftëtarë!

Gjeneratat e reja duhet të mësojnë nga koto figura të mëdha!

Shqiptarët e ardhshëm, duhet të marrin mësim sa ma shumë që të jetë e mundur nga madhështia e mirësjelljes dhe besnikërisë së sinqertë të këtyre dy të mëdhenjëve, që këta manifestojnë ndaj njëri tjetrit!

Miqtë dhe armiqtë, kur këta dy shqiptarë të mëdhenjë nderojnë dhe respektojnë njëri tjetrin, ndalin frymën, mbajnë shënim, ngrisin dolli për jetëgjatësi dhe suksese të tyre, por edhe hartojnë plane ogurzeza për pabesi dhe të ardhme të errët mbi ta!

Unë njëri prej shokëve, miqëve e vëllezërve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre nga zemra ju uroj jetë të gjatë, suksese e fitore politike të radhës, në radhë të parë për birin besnik, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti që sot më 4 Janar 2021 ka ditëlindjen, por edhe për drenicakun e Shkodrës, figurën e pashembullt moderne të atdhetarit e patriotit lavdimadh, i cili sikur Migjeni që kishte dy personazhe të famshme Lulin e Vocër dhe Zenelin, edhe Ky njërën dorë mban mbi Shqiperinë dhe tjetërn dorë mbi Kosovën dhe viset e saja!
Të mëdhenjtë janë të mëdhenjë, që edhe diellit i bëjnë hije për Atdheun!

Prishtinë, më 4 Janar 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tribunali i Hagës refuzoi të konsideronte lirimin e parakohshëm të…