Shpërthen bombola e gazit në Ferizaj, plot autoambulanca nga Ferizaj drejt QKUK-së (Video)

05 janar 2021 | 16:32

Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazit në një qendër tregtare në Ferizaj.

Të lënduarit janë sjell me autoambulanca nga Ferizaj për tretman në QKUK, raporton “Epoka e re”.

Në video shihen plot autoambulanca në rrugën teposhtë Veternikut në drejtim të QKUK-së.

Gjithashtu, po shihet edhe automjete të FSK-së në ndihmë të tyre. Këto autoambulanca po kanë vështirësi të lëvizjes si pasojë e kolonës që është në rrugën e Veternikut.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur…