Shuhet legjenda e Cityt

05 janar 2021 | 22:01

Colin Bell, legjenda e Manchester City që ka luajtur edhe me Anglinë, është shuar në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje që e mposhti shpejt.

Bell numëron 498 ndeshje me “Qytetarët” në 13 sezone, teksa fitoi edhe disa trofe, si titullin në divizionin e parë, FA Cup, League Cup dhe Kupën e Kupave. Me Anglinë ai ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola, si dhe ishte pjesë e kombëtares së vendit të tij në Botërorin 1970 në Meksikë.

I njohur si Colin The King, tifozët e nderojnë në çdo ndeshje duke i kënduar.

Kreu i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, pas kësaj humbjeje të madhe ka deklaruar: “Colin Bell do të mbahet mend gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj të Manchester City. Ky lajm i trishtë i prek të gjithë ata që lidhen me këtë klub.  Colin ishte një nga ata që vlerësohëj më shumë nga ata me të cilët ka luajtur. Fakti që në stadium kemi një stendë me emrin e tij flet shumë kontributin e tij në këtë klub”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, gjenerali  Rrahman Rama ka thënë se është…