Djali i heroit nga Malisheva në listën e AAK-së për deputet

06 janar 2021 | 00:27

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka pritur në takim djalin e heroit Hamdi Berisha, Kastriotin.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kastriot Berisha do t’i bashkohet listës së AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme.

“Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. Ndër të tjera, Haradinaj ka treguar për angazhimet e Kastriotit në sferën ekonomike dhe politike, duke i uruar suksese atij si kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva.
Kastrioti njihet për angazhimin e tij në sferën ekonomike dhe politike, duke qenë njëri ndër djemtë që mbanë pishtarin e babait të tij.
Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë për Kosovën. Trashëgimia jonë kombëtare, nuk do të mbetet jashtë orbitës sonë për asnjë çmim.

Suksese ty Kastriot dhe Malishevës, sikurse mbarë Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa  linjat ajrore zvogëlojnë flotën e tyre, Amazon po blen…