Anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve do të jenë kandidatë për deputetë në listën e PDK-së

06 janar 2021 | 13:59

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se në listën e kësaj partie për deputetë do të jenë të gjithë anëtarët e Kryesisë qendrore dhe kryetarët e degëve.

“Kryesia e PDK-së në mbledhjen që kemi mbajt dje ka marrë vendim që të gjitha anëtarët që janë pjesë e Kryesisë, të jenë pjesë e listës zgjedhore për deputet. Të gjithë deputetët e PDK-së janë pjesë e listës, të gjithë kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja garojnë për zgjedhjet lokale kur mbahen në fund të vitit. Kjo vlen për z. Lladrovci, z. Aliu dhe për të gjithë të tjerët. Çdo kryetar i Degës së PDK-së duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore”, ka thënë Hoxhaj në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SH P A LL:  T  E  N  D  E  R…