Ish-portieri i Romës është jashtë rrezikut për jetë

07 janar 2021 | 20:41

Morgan De Santis, tashmë është jashtë rrezikut për jetën, pas aksidentit automobilistik të pësuar ditën e djeshme.

Ish-portieri i Romës, Juves dhe Napolit, tashmë në moshën 43-vjeçare, për pak kohë ishte në gjendje kritike, teksa pas aksidentit të pësuar,  kishte humbur shumë gjak.

Italiani u transportua menjëherë në spital, ku ishte në gjendje të rënduar dhe në rrezik për jetën, por pas ndërhyrjes së mjekëse, së fundmi  ka ardhur një lajm shumë i mirë. Gjendja e De Santis është përmirësuar dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e dy muaj AKI dhe Policia e Kosovës po…