Vdes nga Covid-19 infermierja Luljeta Statovci

07 janar 2021 | 22:58

Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci ka humbur jetën pas infektimit me Covid-19.

Për vdekjen e saj ka ngushëlluar edhe Oda e Infermierëve që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.
Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci.
Me pikëllim të thellë,
Naser Rrustemaj
Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kongresit në Uashington hodhi poshtë kritikat për dështim…