Bebe Rexha dhe Martin Garrix vulosin suksesin më të madh të karrierës!

08 janar 2021 | 00:22

Në 2016 Bebe Rexha dhe Martin Garrix bashkuan forcat dhe sollën “In the name of love”, një këngë që pati shumë sukses dhe u bë refren atë vit.

Mirëpo, duket se kjo këngë dëgjohet shumë edhe 4 vite pas publikimit dhe së fundmi ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify.

Kështu, kjo këngë e bën DJ e njohur artistin e parë holandez që e ka arritur këtë sukses dhe e para këngë e Bebe Rexhës që kap këtë shifër. Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë, ku mund të përmendim: Dua Lipa, Ed Sheeran, Drake, Billie Eilish, Justin Bieber, Ariana Grande.

“In the name of love” u publikua më 29 korrik 2016, pasi Garrix përfundoi performancën e tij të parë të performancës në “Tomorrowland”. Duke u bashkuar me këngëtaren dhe kantautoren shqiptare ata sollën një perlë dhe kënga menjëherë arriti në krye të top listave.

Ndërkohë, Garrix nuk është ndalur që prej asaj kohe, duke publikuar një sërë këngësh të suksesshme si: “Scared To Be Lonely” me Dua Lipën, “Summer Days” me Macklemore dhe Patrick Stump dhe “Ocean” me Khalid.

Nga ana tjetër, edhe Bebe Rexha ka arritur suksese të njëpasnjëshme dhe bëri “namin e zi” me “Baby, I’m jalouse”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet e ditës së djeshme, që tregonin mbështetësit e presidentit…