Trump kërkon të bëjë Self-Pardon para se të largohet nga Presidenca

08 janar 2021 | 00:56

Presidenti edhe për dy javë i SHBA-ve Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron ti japë vetes një pardon/ falje para se të largohet nga detyra. Lajmi është publikuar nga mediat amerikanë që tregojnë se në fakt biseda e tij me këshilltarët është bërë javët e fundit.

Nuk është e qartë nëse çështja është diskutuar midis presidentit dhe këshilltarëve të tij edhe pas trazirave në Capitol Hill. Sidoqoftë, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë të Trump, Pat Cipollone, e këshilloi presidentin se ai mund të përballej me rrezik ligjor për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar ndërtesën e Capitol Hill.

Nëse ndodh vetë-falja, nga ana e presidentit, mbetet e paqartë se kur do të shpallet dhe nëse mund të ndalojë përballjen e tij me ligjin. Në fakt Trump pritet të lëshojë disa vetë-falje gjatë dy javëve të ardhshme.

Lajmi për një vetë-falje të mundshme u raportua së pari nga The New York Times.

Trump beson se ai ka fuqinë të falë veten. Në vitin 2018 presidenti shkroi në Twitter duke thënë se ai kishte “të drejtën absolute”.

Megjithëse ka disa paqartësi në ligj, shumica e avokatëve dhe ekspertëve kushtetues thonë që një president nuk mund ta falë veten

“Vetë-falja është në kundërshtim me parimet,” thotë Mark Tushnet, një profesor i drejtësisë në Harvard.

Louis Seidman, profesor i Georgetoën, i cili më parë ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë të SHBA-ve  thotë se falja “nënkupton diçka që një person i jep një tjetri dhe gjithashtu shkon kundër çështjeve të dukshme të konfliktit të interesit”.

Por Kushtetuta nuk e adreson çështjen dhe disa ekspertë thonë se kjo paqartësi e lë derën hapur që Trump ta bëjë këtë!

“Asnjë president nuk është përpjekur ta bëjë këtë,” thotë Seidman. “Nuk ka asnjë precedent. Unë nuk di ndonjë çështje të Gjykatës së Lartë që flet për të, fare.”

Jonathan Turley, profesor i drejtësisë në Universitetin George Washington thotë se nuk ka kuptim që hartuesit e Kushtetutës të lënë këtë kufizim të madh të papërcaktuar.

“Nuk ka asgjë për të parandaluar Trump që të shtojë emrin e tij në listën e individëve të falur. Ka avokatë që do të mbrojnë pozicionin e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht në Shqipëri janë huazuar pjesërisht patenta nga jashtë dhe…