Vërshime në disa pjesë të Kosovës nga reshjet e shiut

08 janar 2021 | 11:00

Reshjet e mëdha të shiut gjatë orëve të hershme të mëngjesit kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Komunën e Malishevës dhe disa fshatra përreth saj si dhe fshatin Poklek të Drenasit.

Ndërkaq edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhej në njoftimin për media.

IHK njoftoi se nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është thelluar bilanci i tragjedisë në SHBA, pas protestave të…