Moti me shi shkakton probleme në Durrës dhe Lezhë

08 janar 2021 | 11:30

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës së sotme në Shqipëri kanë sjellë problematika në disa qytete të ndryshme. Reshjet rikthyen problematikën e përmbytjeve në Durrës, ku dhjetëra rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësorët, pasi uji doli në nivelet e trotuareve, ndërsa vështirësi në qarkullim patën dhe automjetet.

Situata me problematike është shfaqur në rrugën që lidh shëtitoren “Taulantia” me “Currilat”, në rrethrrotullimin pranë hyrjes së portit, si dhe në disa lagje pranë stadiumit “Niko Dovana”. Probleme kanë pasur edhe disa zona me periferike siç është zona e plazhit, Shkozetit, por edhe ish-Këneta.

Gjithashtu probleme janë shkaktuar edhe në Lezhë, ku në lagjen “Besëlidhja” ka një prezencë të madhe të ujit.

Në Novoselë të Vlorës ka dalë nga shtrati lumi “Vjosa”, duke shkaktuar probleme për banorët dhe të mbjellat./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar të…