Osmani me përfaqësues të Quintit dhe të BE-së diskutojnë për zgjedhjet

08 janar 2021 | 15:31

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quintit dhe të BE-së, raporton “Epoka e re”.

Në këtë takim, siç njofton Presidenca, u.d. presidentja Osmani ka theksuar se mbrojtja e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor është qëllimi kryesor i institucioneve të vendit, duke garantuar kështu jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur përmes votës së lirë.

Osmani ka potencuar rëndësinë e përfshirjes së vëzhguesve ndërkombëtar në monitorimin e procesit zgjedhor, ndaj në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e Quintit dhe të BE-së.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Quintit dhe të zyrës së BE-së shprehën mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta e paqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e hershëm Para se të zbardhë agmia Qiellit ngjitem…