Presidenti Meta pret në takim kryetarin e PSHDK-së, Zef Morina

08 janar 2021 | 20:30

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina.

Në këtë takim ishte edhe kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Noka.

“Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimit se Pfizer nuk ka arritur marrëveshje me Qeverinë…