Pas raportimit për vaksinën Pfizer, reagon edhe ish-ministri Ismaili

08 janar 2021 | 20:25

Pas raportimit se Pfizer nuk ka arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vaksinën anti’Covid, ka reaguar edhe ish-ministri Uran Ismaili.

Në faqen e tij zyrtare, Ismaili ka shprehur keqardhje për qytetarët e Kosovës pasi që ende nuk dihet se kur do të sigurohen vaksinat anti covid.

“Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.”, ka thënë ai.

Poashtu, ai ka kërkuar sqarim nga Qeveria me informacione të plota dhe të detajuara në lidhje me rastin në fjalë.

“Prandaj, sonte, pa humbur kohë, Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar.”, shtoi ai.

Ismaili e konsideron këtë nguti nga Qeveria si një tentim për të bërë fushatë dhe jo për t’i dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme Gazeta Shneta ka raportuar se Pfizer nuk ka arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vaksinat anti covid, për të cilat ditë më parë ministri Zemaj ka konfirmuar se janë siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga kompania në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësorë është goditur nga një veturë pasditen e sotme…