Derbi në Rahovec

09 janar 2021 | 08:49

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 14-t në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, e fundit për stinorin vjeshtor.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që janë në formë dhe kanë pasur rivalitet ndërmjet vete. Vreshtarët janë në vendin e parë me dhjetë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me tetë fitore dhe pesë humbje. Ndeshjet ndërmjet këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Të shtunën zhvillohet edhe përballja në mes të Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët nuk janë në formën më të mirë të mundshme, megjithatë kanë tetë fitore dhe pesë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe nëntë humbje. Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje. Ndeshja e fundit është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 14

Të shtunën takohen:

15:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
15:00 Peja – Vëllaznimi

Të dielën takohen:

15:00 Ponte Prizreni – Trepça
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu e VV’së ka folur për vendimin e Gjykatës…