19 978 raste të reja me Covid në Itali

09 janar 2021 | 22:44

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 19,978 raste të reja dhe kanë humbur jetën 483 persona.

Ndërsa në orët e fundit janë shëruar edhe 17 040 persona.

Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se raportohet për një rritje të shtrimeve në terapi intensive, 6 më shumë se dje, ndërkohë që zvogëlohen shtrimet në spital, 53 më pak se ditën e djeshme. Shkalla e pozitivitetit në 11.6%.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,257,866 mes të cilëve kanë humbur jetën 78,394 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se përgjatë ditës së nesërme do…