Reali ndalet edhe nga Osasuna

09 janar 2021 | 23:13

Real Madrid nuk arrin të bëjë dy fitore radhazi. Los Blancos nuk kanë mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Osasunës në transfertë.

Sfida e luajtur mes reshjeve të dëborës do të prodhonte pak raste shënimi. Shansin më të mirë e kishte Asensio në fillimin e pjesës së dytë, por u ndal nga një pritje fantastik e Herrera-s.

Benzema gjeti golin në minutën e 61-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. E njëjta situatë u përsëritë edhe një minutë nga fundi i kohës së rregullt, por këtë herë do të shënonte në pozicion jashtë loje Toni Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka fituar derbin ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat…