Vendlindja i garanton mbështetje Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit

09 janar 2021 | 23:16

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot gjatë ditës ka qëndruar në Malishevë, me takime të shumta me bashkëluftëtarë e qytetarë të kësaj komune.

Për ta përmbyllur këtë ditë të aktivitetit politik, ai ka zgjedhur për ta bërë një gjë të tillë në Banjë të Malishevës, që njëherit është edhe vendlindja e tij.

Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se, Banja dhe Malisheva janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të Nismës dhe projektit politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Postimi i plotë i Limajt:

“Bashkëbisedimet me socialdemokratët tanë për ditën e sotme i përmbylla në një takim me strukturat drejtuese të nëndegës së Nismës në Banjë të Malishevës.

Para bashkëvendasve shpalosa vizionin dhe projektin tonë për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Banja dhe Malisheva në përgjithësi është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të këtij projekti.

Faleminderit vendlindja ime për besimin dhe mbështetjen e përhershme.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid nuk arrin të bëjë dy fitore radhazi. Los…