BKT-ja ua mbyll xhirollogaritë gjithë stafit të kolegjit “Mehmet Akif”

17 prill 2018 | 11:11

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) sot ua ka mbyllur xhirollogaritë gjithë stafit të kolegjit “Mehmet Akif”.

Gazeta “Epoka e re” ka arritur të sigurojë një sms nga një punëtor i këtij kolegji, të cilit BKT-ja ia ka përcjell atij me ketë përmbajtje:

“I nderuar klient, Banka Kombëtare Tregtare ju njofton se në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës, në bazë të kushteve të përgjithshme të kontratës së Shërbimit Bankar, do të bëjë mbylljen e llogarisë suaj bankarë, efektive 30 ditë nga data e njoftimit të marrë. Në mënyrë që të kemi një proces të rregullt për mbylljen e llogarisë suaj bankare dhe të përfundojmë procedurat e nevojshme, ju ftojmë të vizitoni Degën tuaj të BKT-së brenda periudhës së njoftimit. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj deri më tani”, thuhet në mesazhin e BKT-së.

“Epoka e re” ka marrë vesh nga burimet e saj se ky njoftim u është dërguar gjithë stafit të kolegjit “Mehmet Akif”.

Kosova këto ditë në bashkëpunim me institucionet e Turqisë ka deportuar nga Kosova gjashtë shtetas të Republikës së Turqisë, të cilët ishin pjesë e stafit të kolegjit “Mehmet Akif”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë…