Distria kualifikohet në finale

11 janar 2021 | 13:16

Xhudistet e Kosovës vazhdojnë të paraqiten me sukses të plotë në finale të Mastersit së xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale, pasi në gjysmëfinale e mposhti francezen Melanie Clement me ippon pas 3:01 minuta luftë, në kategorinë deri 48 kilogramë. Krasniqi në finale do të përballet me japonezen Funa Tonaki.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka…