Haradinaj i reagon Vuçiqit: Kosova ka nevojë për një president i cili përballet me Serbinë

12 janar 2021 | 11:28

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Duke iu referuar këtyre deklaratave, Haradinaj, ka thënë se Vuçiqi po i kthehet kërcënimeve të zakonshme kundër shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një president i cili është i denjët të përballet me Serbinë.

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një president i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë. Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha…