Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

15 janar 2021 | 11:21

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë homazheve në Reçak, ka thënë se ngjarja e 15 janarit e vitit 1999 është dëshmia e terrorit që ka bërë Serbia në Kosovë.

Ai ka thënë se 15 janari i vitit 1999 ishte një kthesë e madhe në rrugën tonë për liri. Limaj ka theksuar se kjo ngjarje është fytyra e vërtetë e turpit të Serbisë.

“Si çdo vit në janar vijmë për të nderuar dhe përkujtuar shumë burra djem tri e gra të cilët janë dëshmia e terrorit serb i cili nuk kurseu askënd për të arritur objektivat e veta kriminale. Janari në Reçak është një kthesë e madhe. Këta burra që vijmë i nderojmë e ka objektivin për ti përkujtuar se lirinë të cilët e gëzojmë është shumë me gjak e sakrificë. Lavdi secilit dëshmor që ka dhënë jetën për Kosovën”.

“Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, njolla e cila përcjellë në ballin e Serbisë dhe derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi është sinjal i mjaftueshëm për botën për të treguar se në serbi ata të cilët kanë masakruar vazhdojnë ta drejtojnë vendin e tyre. Ftoj gjeneratën e re të mos harrojë atë që ka ndodhur në Reçak”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i kaloi…