Anton Çetta e ka vendin në zemër të Universitetit

16 janar 2021 | 14:01

Profesori universitar, Arsim Sinani në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se tjetërsimi i figurës së profesor Antonit është vrasje pas vdekjes e idealeve të tij për luftë, liri e bashkim.

Profesori e pajtuesi i gjaqeve e ka vendim në zemrën e Universitetit të Prishtinës, aty ku edukoj breza e breza.

Postimi i plotë i Sinanit:

Profesori Anton Çetta e ka vendin në zemër të Universitetit të Prishtinës, aty ku punoi, edukoi, inspiroi dhe ideoi faljen e gjaqeve. Tjetërsimi i  figurës së profesor Antonit është vrasje pas vdekjes e idealeve të tij për luftë, liri e bashkim.

Ka një tendencë në shoqërinë shqiptare për tjetërsim të figurave kombëtare nga mosdija e injoranca. Por Kosova nuk do ta lejoj që Anton Çetta të dal nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, ai, aty e ka vendin, sepse veprat dhe shpirti i tij aty jeton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana”…