Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit, Likaj bën thirrje për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit

17 janar 2021 | 12:36

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit në Kosovë.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka uruar për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Ai ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër Covid-19.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19. Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë”.

“Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka shkruar Likaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Dje, në një takim virtual të zhvilluar mes veprimtarëve dhe…