Hoxhaj përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Ishin frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

17 janar 2021 | 12:43

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 39-vjetorin e vrasjes së tyre.

Hoxhaj ka thënë se mbi sakrificën e tre heronjve është forcuar lëvizja popullore për liri dhe më pas ishte krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë”.

“‘Unë nuk i shoh yjet/pështjellë në terr’ thotë një varg i poetit Jusuf Gërvalla. Sot, në terrin e agjendave për rishkrimin e historisë së luftës sonë të drejtë çlirimtare, kur nuk shohim asnjë yll tjetër, veprat e dëshmorëve, të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të UÇK-së na shërbejnë si yjet e vetme që na ndriçojnë rrugën drejt rimëkëmbjes së dinjitetit kombëtar”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit në Kosovë. Me…