Haradinaj: AAK-ja hynë në zgjedhje me përfaqësim të ekuilibruar

17 janar 2021 | 12:52

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti është duke hyrë në zgjedhje me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sipas tij sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nga Podujeva në listën e AAK-së do të jenë dy personalitete shumë të nderuara, Baki Feta, një ndërmarrës i suksesshëm në rajonin e Llapit e Gollakut dhe Xhafer Arifaj, i cili njihet si njeri i thjeshtë, por guximtar.

“Listën e Aleancës, e ka pasuruar edhe një njeri me përvojë të çmuar politike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hyn në këto zgjedhje me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.

Nga Podujeva në listën e AAK-së do të jenë dy personalitete shumë të nderuara. Baki Feta, është ndërmarrës i suksesshëm në rajonin e Llapit e Gollakut. Vjen nga një familje me traditë kombëtare dhe patriotike dhe ishte luftëtar i UÇK-së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Gjithashtu pjesë e listës së AAK-së do të jetë edhe një ndër ekonomistët e parë në Llap. Xhafer Arifaj njihet si njeri i thjeshtë por guximtar, që kontriboi shumë për rininë studentore gjatë tërë jetës së tij.

Një tjetër personalitet, që do të jetë pjesë e listës së AAK-së është Rifat Sylejmani. Luftëtar i dalluar i UÇK-së, oficer karriere, ai luajti rol të rëndësishëm në TMK dhe FSK. I urojmë suksese në politikë.

Nga Gjakova, pjesë e listës do të jenë edhe Florentina Gjergjaj e Gresa Pozhegu. Florentina Gjergjaj ka përfunduar master në Menaxhment dhe Informatikë. Ka përvojë pune mbi dhjetë vjeçare në arsim dhe aftësim profesional. Ajo fitoi besimin e qytetarëve në Gjakovë për anëtare të Kuvendit të Komunës në zgjedhjet e fundit komunale, si femra më e votuar.

Gresa Pozhegu është juriste e diplomuar dhe është në përfundim të Masterit në juridik – penal. Aleanca mbështet politikat që sa më shumë të rinj të jenë pjesë e vendimmarrjes, andaj propozimi i saj nga organizata rinore e Aleancës ishte i mirëpritur nga të gjithë ne.

Floriana Leku Sadiku vjen nga Vushtrria. Me profesion është ekonomiste dhe rrjedh nga një familje intelektuale mitrovicase. Ka përvojë pune në shumë projekte që kanë të bëjnë me ekonominë, zhvillimin e mekanizmave financiarë e të tjera.

Listën e Aleancës, e ka pasuruar edhe një njeri me përvojë të çmuar politike. Samet Dalipi ka qenë kryetar i Komunës së Vitisë dhe ka kryer detyra të tjera në institucione të larta shtetërore. Sameti është doktor shkencave politike dhe ka vazhduar studime postdiplomike në kryeqytetin e ShBA-vë, në Universitetin Fullbright. Njëkohësisht ai është edhe ligjërues universiteti.

Energjia pozitive, përgatitja shkollore, përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre për të përkrahur dhe mbështetur proceset në fuqizimin e shtetit janë mbresëlënëse.

Image may contain: 2 people, people standing and suit, text that says 'I'Image may contain: 2 people, table and indoorImage may contain: 2 people, people standingImage may contain: 2 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people standing, shoes and indoorImage may contain: 5 people, people sitting, living room, table and indoorImage may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 2 people, table and indoorImage may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 7 people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e futbollit sot do të jetë me sytë kah…