Maqedonia e Veriut do t’i marrë 8 mijë vaksina nga Serbia

18 janar 2021 | 16:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se ky vend do të marrë nga Serbia 8 mijë vaksina kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer/BioNtech.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Zaevi ka thënë se se detaje tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Vuçiqi më konfirmoi se Serbia do të na ndihmojë me vaksina, të cilat do t’i paguajmë me çmimin e blerjes”.

“Dozat e para të vaksinave, Maqedonia e Veriut do t’i përdorë për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme”, ka shkruar Zaevi.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më 18 janar 2021, janë regjistruar gjithsej 88 938 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre 2 702 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer,…