Artisti nga Kosova krijon portretin e Joe Bidenit me 124 kilogramë fara dhe drithëra

18 janar 2021 | 16:17

Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, raporton “AP”.

45-vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule për ta krijuar këtë portret.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai (Bideni) e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Bideni është tejet i njohur për shqiptarët e Kosovës, pasi ka kritikuar ashpër politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se…