Shaqiri ka regjistruar 50 paraqitje për Liverpoolin

18 janar 2021 | 16:25

Xherdan Shaqiri luajti titullar të dielën në derbin e Premierë Ligës në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollistin me prejardhje shqiptare, pasi ishte e 50-ta me fanellën e Liverpoolit.

“Jam krenar që kam regjistruar paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, ka shkruar Shaqiri. Në këto 50 paraqitje ylli shqiptar i futbollit ka realizuar tetë gola dhe tetë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit…