Memli Krasniqi: PDK-ja hyn në zgjedhje që të fitojë

18 janar 2021 | 21:12

Memli Krasniqi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se kjo parti po rritet dhe fuqizohet. Këto komente Krasniqi i bëri në Pressing në T7.

“Kemi një rikthim dhe fuqizim të strukturës organike dhe bazës tonë”, thotë Krasniqi.

Ai tha se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ata do të jenë fitues.

“Në këto zgjedhje ne do të jemi jo vetëm pretendent për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të udhëhequr qeverinë por hyjmë me një besim që deri më 14 shkurt ne do të arrijmë që të marrim këtë besim të qytetarëve’, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, në takim me…