![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/mk.jpg)
Mevludin Krasniqi: Kujton fillimin e mësimit në shkolla-shtëpi (Foto)
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar dy fotografi ku mësimi mbahej në shkolla-shtëpi.
Ai ka thënë se në atë kohë mësimi ishte më shumë se një fillim për mësim, ishte më shumë se një përpjekje, ishte një luftë-një luftë për mbijetesë kombëtare.
“Më 19 Janar 1992, ka filluar mësimi në shtëpitë-shkolla!
Ishte më shumë se një fillim për mësim, ishte më shumë se një përpjekje, ishte një luftë-një luftë për mbijetesë kombëtare! Respekt mësimdhënësve, nxënësve dhe studentëve të asaj kohe!
Falënderim të gjithë atyre familjeve që vatrat e tyre i bënë shtëpi-shkolla! Falë tyre, jemi këtu ku jemi!
(foto: shtëpia-shkollë është në Kodrën e Trimave në Prishtinë, pronë e Familjes së madhe Aliu (HERTICA)”, ka shkruar Krasniqi.