Gjatë presidencës së Bidenit do të forcohen më tutje lidhjet strategjike ShBA-Kosovë

20 janar 2021 | 21:42

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nisur mandatin e tij presidencial.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është një ngjarje me rëndësi globale.

“Ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare”.

“Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden ka nënshkruar tri dokumente në Sallën e…