Aguero infektohet me Covid

21 janar 2021 | 16:05

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tashmë është vetizoluar pas kontaktit të ngushtë me një person tjetër që kishte Covidin.

Sulmuesi argjentinas pas rikthimit nga lëndimi është konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

“Pas një kontakti të ngushtë, unë kam qenë i vetizoluar dhe testi i fundit që kam bërë ishte pozitiv për Covid-19. Kam pasur disa simptoma dhe po ndjek urdhrat e mjekut për shërim. Kujdesuni, të gjithë!”, ka shkruar Aguero në profilin e tij në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një njoftimi për media…