Nis takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Mogherinin

18 prill 2018 | 20:04

Tashmë ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka bërë të ditur fillimin e takimit.

Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor,ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.

Takimi po zhvillohet në Shkup.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e lartë e BE’së, vizitoi sot Shqipërinë, një ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Tiranën hapjen e negociatave për anëtarësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimiit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur…