![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/marchiso.jpg)
Traore: Marchisio konsumonte katër paketa cigare në ditë
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Juventusit, Armand Traore, është rikthyer të flasë për aventurën e tij në Itali. Në një intervistë për “talkSport”, 31-vjeçari kujton se si ishin lojtarët e bardhezinjve në atë kohë. Traore përmend Marchision, i cili edhe pse konsumonte duhan, ishte një nga më të mirët në fushë.
“Unë u transferova tek Juventusi kur isha 20 vjeç. Kisha kaluar pesë vite në Angli dhe kur u paraqita për herë të parë në stërvitje, nuk pashë asnjë lojtar në fushë. Nuk ishte askush në dhomat e zhveshjeve, askush në palestër. Disa po hanin mëngjes, disa në dush dhe të tjerë po pinin duhan e ekspres”, kujton senegalezi.
“Një natë më parë ata konsumonin darkën së bashku dhe sigurisht që nuk mund të mungonte shishja e verës. Kjo ishte një nga gjërat që më tronditi. Më kujtohet Marchisio, i cili pinte katër paketa cigare në ditë, por unë kurrë nuk kam parë dikë të vrapojë si ai”, përfundon Traore.