Lampardi reagon pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Chelseas

26 janar 2021 | 11:50

Frank Lampard u shkarkua të hënën nga posti i trajnerit të Chelseat. Pas shkarkimit, Lampard ka reaguar duke i falënderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë për 18 muaj.

Trajneri anglez ka shtuar se ka qenë privilegj i madh për të drejtuar skuadrën ku ai ishte futbollist.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë. Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua. Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”, ka shkruar Lampard.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon. Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese. I uroj klubi suksese në të ardhmen”, ka shtuar Lampard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romani “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti tashmë ndodhet…