Jep dorëheqje kryeministri italian  

26 janar 2021 | 12:32

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka dhënë sot dorëheqje.

Lënien e detyrës ai e kishte paralajmëruar një ditë më parë, por sot ua ka komunikuar zyrtarisht dhe ministrave të tij.

Në një takim të mbajtur sot paradite, që zgjati 30 minuta, Conte u ka komunikuar ministrave dorëheqjen dhe tashmë pritet që vendimin t’ia komunikojë dhe Presidentit.

Dorëheqja e Contes vjen në një kohë që ai arriti të fitonte besimin nga të dyja dhomat e Parlamentit, por një aleat i tij u largua nga qeveria.

Pak ditë më parë ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi dy ministrat nga qeveria duke shkaktuar një krizë.

Tashmë pritet që partitë politike në Itali të krijojnë një qeveri të re, që për ish-Kryeministrin Silvio Berlucsoni duhet të jetë “qeveria e bashkimit”, ose vendi do të shkojë në zgjedhje./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se kur bëhet fjalë…