Dhjetëra familje të izoluara nga uji në Lezhë
26 janar 2021
| 12:38
Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Lezhës.
Që prej pasdites së djeshme ka pasur prezencë të reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e qarkut të Lezhës, ku si pasojë nuk kanë munguar problematikat. Zonat më problematike janë Zadrima, Torovica dhe zona e Gjormit.
Duke iu referuar raportimeve të bëra ditën e djeshme, “Oranews” ka raportuar se 205 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë dhe me dhjetëra familje kanë mbetur të izoluara që prej ditës së djeshme pasi niveli i ujit ka arritur 50 cm.
Në disa zona është kryer një ndërhyrje emergjente, por pa rezultat për shkak të pranisë së madhe ujit.