Vërshimet përfshijnë disa zona të Podujevës (Foto)

26 janar 2021 | 12:45

Reshjet e shiut dhe borës gjatë tërë natës, kanë bërë që të martën të ketë vërshime në disa zona të Komunës së Podujevës.

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DShPMSh), Fevzi Jetullahu, dhe drejtorin e Inspeksionit, Ajet Potera, kanë vizituar pjesën e qytetit te lagja “Shala” dhe “Tovërlanët” ku si pasojë e ngushtimit të shtratit të përroskës dhe daljes së saj nën rrugën magjistrale uji ka vërshuar.

Në këtë zonë që nga mëngjesi ekipi emergjent i komunës dhe kompania e angazhuar ka intervenuar në hapjen shtratit të përroskës.

Gjithashtu, kryetari Bulliqi ka vizituar edhe Lagjen “Kërtokët”, ku përroska që kalon andej ka dalë nga shtrati.

Gjatë vizitës në teren, kryetari Bulliqi ka thënë se Komuna e Podujevës, ashtu si edhe para dy javësh, ka angazhuar të gjitha kapacitetet për t’u dalë në ndihmë banorëve në zonat që preken nga vërshimet.

Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin e udhëheq nënkryetarja Marigona Lahu, do të jetë vazhdimisht i mobilizuar me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar.

“Problemet që mund t’i kenë si pasojë e vërshimeve qytetarët mund t’i adresojnë përmes platformës së komunikimit ‘Alo Komuna’ në 0800 19 110”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Image may contain: tree, sky, snow, outdoor, water and natureImage may contain: 2 people, people standing, sky and outdoorImage may contain: one or more people, tree, snow, sky and outdoorImage may contain: snow, tree, sky, outdoor, water and natureImage may contain: tree, house, plant, snow, sky, outdoor and natureImage may contain: 1 person, standing, sky, snow, tree, basketball court, outdoor, water and natureImage may contain: 6 people, people standing, tree and outdoorImage may contain: snow, tree, sky, plant, outdoor, water and natureImage may contain: 1 person, snow, bridge, outdoor and waterImage may contain: tree and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë në…