“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i kthehet ashpër ndjekëses

26 janar 2021 | 12:50

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, i është kthyer ashpër një komentuese në rrjetet sociale që e akuzoi për ndërhyrje në fytyrë.

“Por a mund ta përmend se kur flet dhe përpiqesh të shprehesh nuk të lëviz as balli dhe as vetullat… ti padyshim ke bërë botoks. Dhe shumë madje”, i komentoi një fans 51-vjeçares.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

JLo nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment e si pasojë ka reaguar mjaft ashpër.

“Kjo është vetëm fytyra ime!!! Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë botoks, ose ndonjë injeksion tjetër, ose kirurgji !! Kaq po them. Merrni disa produkte nga ‘JLO BEAUTY’ dhe ndihuni bukur me lëkurën tuaj!! Dhe këtu është një tjetër sekret i ‘JLO Beauty’: provoni të kaloni kohën duke qenë më pozitiv, më i sjellshëm… mos e kaloni kohën duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë të rinj dhe të bukur gjithashtu!!!”, ju përgjigj Lopez.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

Ndërkohë në lidhje me këtë reagim të saj, ajo ka folur sërish në një intervistë për “People”. Këngëtarja është shprehur se ndihet shumë keq kur njerëzit gënjejnë dhe prandaj ju kthye aq ashpër ndjekëses.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

“Unë nuk gjykoj asnjë nëse do të bëj botoks dhe injeksione. Është shumë në rregull për mua! Por unë nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe thonë ‘Oh ajo po përpiqet t’i bëjë njerëzit të besojnë se kjo gjë funksionon’. JO unë ju tregoj gjëra që funksionojnë. Ju lutem mos më quani mua gënjeshtare. Unë nuk kam pse të gënjej për gjërat. Unë kam qenë shumë e sinqertë gjatë gjithë jetës sime.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

Nëse do të kisha bërë botoks, do të thosha, ‘Po, ke të drejtë’, por nuk dua që njerëzit të vazhdojnë më tej duke thënë ‘Ndalo së gënjyeri, ti po e bën këtë gjë, po bën atë gjë’, kur kjo nuk është e vërtetë.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

Dhe një nga sekretet e mia të fshehta të bukurisë është se unë përpiqem të jem e mirë me njerëzit e tjerë dhe të ngre femrat e tjea. Unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë për njëri-tjetrin se sa të përpiqemi të ulim njerëzit”, është shprehur Jennifer.

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

“Kur flet nuk të lëviz as balli dhe as vetullat”, Lopez i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme, Elizabet Hurley, ka ndarë me ndjekësit disa…