Llapi përfundoi fazën përgatitore, sonte rikthehet në Kosovë

26 janar 2021 | 13:10

Skuadra e Llapit e ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi, kurse sonte ekspedita e klubit rikthehet në Kosovë.

Klubi llapjan që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina e ka vlerësuar si të suksesshme fazën njëmbëdhjetë ditore të përgatitjeve.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Me punë, angazhim, disiplinë dhe pa lëndime përmbyllëm fazën përgatitore prej 11 ditësh në Antalya ??

Një fazë që mund të quhet e suksesshme për skuadrën ku përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, arritëm të zhvillojmë edhe katër ndeshje kontrolluese, prej të cilave arritëm dy fitore, një barazim dhe vetëm një disfatë.

Në mbrëmje skuadra rikthehet në Kosovë dhe pushon dy ditë për t’u rikthyer më pas me seancat stërvitore finale para ndeshjes së parë të Kupës dhe ndeshjeve të edicionit pranveror të Superligës!

FORCA LLAPI!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…