Katër kandidatë për deputetë të AAK-së mbesin jashtë listës zgjedhore

26 janar 2021 | 16:27

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të moscertifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në ankesën e bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, PZAP-i ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve të këtij subjekti.

Tre kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…