Mjeku që ndër të parët mori vaksinën, del prapë pozitiv me Covid-19

27 janar 2021 | 12:48

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me Covid-19.

Mësohet se mjeku është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Kujtojmë se mjeku Pipero ka marrë vaksinën anti-Covid ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka folur pasi ishte vendimtar…