![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/pak.jpg)
Vendimi i PZAP-së, Partia e Ashkalinjëve të Kosovës dorëzon ankesë në Supreme
27 janar 2021
| 14:49
Partia e Ashkalinjëve të Kosovës (PAK) ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.
Sekretari i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Jemi kundër vendimit që të moscertifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën. Mendoj se është absurde vendimi për shkak gjobave 20 ose 30 euro”, ka thënë Rrahmani.