Zyrtari i LV-së: Supremja ka argumente për ta rrezuar vendimin e PZAP-it

27 janar 2021 | 15:42

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka shprehur bindjen se pesë kandidatët e saj për deputetë do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit nga Gjykata Supreme.

Ai ka thënë se kjo gjykatë ka argumente të mjaftueshme për të certifikuar kandidatët e tyre.

“Kodi Penal mbi të cilën i janë shqiptuar dënime kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston Gjykata Supreme”, është shprehur ai pas dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

I pyetur për veprimet që do t’i ndërmarrin nëse nuk certifikohen kandidatët, Sallahu ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë të ndodh, pasi sipas tij, Supremja do të vendos në favor të tyre.

Por, ai se ka përjashtuar mundësinë e dërgimin të vendimit në Kushtetuese për pezullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të marrësh drejtimin e Tiranës në këtë periudhë krize është…