Murray, për shkak të Covidit, mungon në ‘Australian Open’

28 janar 2021 | 17:59

Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, nuk do të luajë në grand slam të “Australian Open” që nis më 8 shkurt.

Ai doli pozitiv me koronavirus dy javë më parë, duke hyrë menjëherë në izolim në Londër. Përveç kësaj, ai humbi edhe mundësinë që të shkonte në Melburn në kohë, ashtu si tenistët e tjerë, për të bërë dy javë karantinë (rregull për të gjithë të huajt që vijnë në Australi).

Murray shpresonte në një marrëveshje me organizatorët e këtij turneu, që të kishte mundësi të stërvitej gjatë kohës që ishte në karantinë në Australi dhe të ishte gati më 8 shkurt por, pa sukses. Për pasojë, ai ka vendosur të mos udhëtojë.

“Biseduam gjatë gjithë kohës me Tennis Australia për të gjetur një zgjidhje të mirë për mua, që të kisha mundësi të stërvitesha gjatë karantinës por, pa sukses. Më vjen keq që nuk do të luaj në këtë turne”, ka thënë Murray.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Sovran i Norvegjisë që ka një pasuri mbi 1…