Shokon aktorja me deklaratën e saj: Covid-19 është i mirë, jemi 5 miliardë njerëz tepër

28 janar 2021 | 17:40

Nëse e gjitha bota është duke luftuar me Covid-19, aktorja veterane e ekranit Brigitte Bardot, thotë se sëmundjet si pandemia e Covid-19 janë të dobishme për rregullimin e popullsisë në planet.

Në intervistën që publikohet sot në revistën ”Oggi”, ajo flet mbi aktualitetin dhe disa pikëpamje ekstreme mbi Covid-19.

”Unë jam pro një qeverie autoritare, që të jetë e aftë të vërë rregull në këtë kaos ku jetojmë. Kur mendoj se qeveria franceze nuk e vret mendjen për qytetarët e varfër që punojnë dhe marrin më pak ndihmë sesa emigrantët që vijnë në vend dhe bëjnë krime, kjo më shkakton tmerr.

Nëse për pandeminë, më vjen keq por më duket se Covid dhe pandemi të tjera po njoftojnë vendosjen e një rendi të ri global. Kur të zhduken nga toka rreth 5 miliardë njerëz që janë tepër atëherë natyra do të rifitojë të drejtat e saj”, thotë mes të tjerash Bardot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në udhëtim…