Avokati Koci për vrasjen e Albert Krasniqit: Po të punonte policia si duhej, tragjedia do të shmangej

28 janar 2021 | 18:22

Albert Krasniqi është vrarë dje rreth orës 17:00 nga babai i tij Skender Krasniqi.

Alberti u përfol në media se ka qenë i kërkuar nga policia për dhunë në familje.

Për këtë, avokati Arianit Koci, tha se po të punonte policia si duhej, vrasja do të evitohej për shkak se Alberti tani do të ishte në paraburgim.

“Jam shumë i pakënaqur me punën e policisë, nëse ka ndodhur dhuna në familje pse mos me arrestu atë. Nëse policia do të punonte si duhej kjo do të evitohej, ai do të ishte në paraburgim. Nuk e di nëse Alberti ka qenë në Prishtinë, unë nuk e kam parë kohën e fundit atë. Ai mund të mbyllet në një podrum dhe policia të mos ta gjej. Por nëse ka qenë në Prishtinë e nuk e kanë arrestuar, është shumë keq”, ka deklaruar ai në T7.

Koci ka thënë se me një hetim serioz mund të kuptohet nëse vrasja ka qenë aksidentale ose jo.

“Viktima ka një precedent penal. Ka indikacione që ka qenë problematik, por duhet të shihet a ka qenë aksident apo si ka ndodhur”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj,…