Hoxhaj: Rival e kam vetëm Kurtin

28 janar 2021 | 22:21

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se rival e ka vetëm kandidatin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Hoxhaj u pyet se a do të dilte në debat me kanididatin për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ndërsa thotë se PDK-ja është në rivalitet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam në rival vetëm me Albin Kurtin në këto zgjedhje”, tha Hoxhaj në Rubikon.

Hoxhaj ka më shume se 7 herë që e ka ftuar në debat publik, por që Kurti nuk i është përgjigjur ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka dërguar një…