Kukulla me grep e senatorit amerikan shitet për 20 mijë dollarë

29 janar 2021 | 01:45

Nga një meme, Bernie Sanders u “shndërrua” dhe në një kukull me grep. Pasi imazhi i senatorit amerikan u bë viral në rrjet, ku shfaqej inaugurimin e Joe Biden, iulur në një karrige të distancuar nga mysafirët e tjerë dhe me dorashka të thurura, Tobey King në Teksas filloi të punonte me grep. Ajo e shndërroi foton që u bë meme në një kukull me grep.

Kukulla e vogël u shit për plot 20.300 dollarë. Për krijimin e kukullës u deshën 7 orë thurje pa ndërprerje dhe vëmendja ndaj detajeve është fantastike. “Është e pabesueshme. E dija që Bernie ishte trend për shkak të fotos dhe unë kisha një model kukulle Bernie. Kështu që e modifikova,” tha King.

Tobey King, of Corpus Christi, Texas, embraces the crochet Bernie Sanders doll that she made and sold on eBay for $20,300.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e biznesmenit Albert Krasniqi nga babai i tij preku…